Prokuroria Tiranë përfundon hetimet dhe çon në gjyq trafikantin

Më datë:

Prokuroria Tiranë përfundon hetimet dhe çon në gjyq Fatjon Muratin, në kërkim për disa vepra penale, nga pjesëmarrja në organizatë kriminale, tek trafikimi i lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit, nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak për procedimin penal nr.2600/2018, rezultoi e provuar se, ky shtetas, me anë të pasurisë (para cash) të krijuar nga veprimtaria e kundraligjshme e vjedhjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike të zhvilluar në Itali, për periudhën 2014-2015, ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, duke i transferuar ato në emër të familjarëve të tij (nënës dhe vëllezerve) me qëllim mbulimin e origjinës së tyre dhe për të shmangur çdo pasojë juridike të mëtejshme mbi këto prona.

Konkretisht;
– Njësi, kati nëntokë në objekt 6 katësh, sipërfaqe 317 m2, adresë Albanopoli, Tiranë në pronësi të nënës;
– Automjet Citroen;
– Automjet Mercedes Benz; dhe
– Automjet Daimler.
Këto pasuri në emër të nënës dhe 3 automjetet në emër të subjektit dhe vëllezërve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të realizuara prej tyre.

Sa më sipër, nga hetimet paraprake rezulton e provuar se ka të dhëna të mjaftueshme që të krijojnë bindjen se i pandehuri F.M., ka konsumuar plotësisht elementët e figures së veprës penale të parashikuar nga neni 287/a i K.Penal. Në materialin referues thuhej se shtetasi F.M. në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë, vepronin si pjesë e një organizate kriminale, të arrestuar nga policia italiane, fillimisht me tendencë vjedhje dhe më pas e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal, duke përfshirë edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi F.M. është aktualisht i kërkuar në nivel kombëtar për evazion në vitin 2015, ‘pranimin e mallrave të vjedhura’, ‘posedim abuziv të armëve’, ‘Pjesëmarrjes në krime’ dhe për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar

Kreu i opozitës, Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual...

Çfarë po ndodh në Lezhë? I vendoset tritol një tjerët vile në fshatin Rrilë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të...

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari

 Policia e Shtetit arrestoi sot në Kurbin një 54-vjeçar...

Diaspora shqiptare në Itali i bashkohet protestave: thirrje kundër qeverisë

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë...