Çfarë po ndodh në Lezhë? I vendoset tritol një tjerët vile në fshatin Rrilë

Më datë:

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm, 6 qershor. Raportohet se rreth orës 03:10, një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer në një banesë dykatëshe, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik te familjarët.

Siç shihet edhe nga pamjet, nga shpërthimi, vila ka pësuar dëmtime të rënda në dyer, dritare dhe në pjesë të tjera të strukturës, ndërsa një automjet që ndodhej i parkuar në oborr është shkatërruar totalisht. Në momentin e shpërthimit, pronarët e banesës (çifti i bashkëshortëve) kanë qenë në gjumë, por fatmirësisht kanë arritur të dalin jashtë pa pësuar lëndime fizike.

Kryefamiljari, Mirash Ndue Mirashi, ka treguar momentet e tmerrit dhe të panikut pas shpërthimit. Ai u shpreh se zhurma ka qenë mjaft e madhe dhe dëmet në banesën e tij janë të konsiderueshme. I traumatizuar nga ngjarja, Mirashi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk di se te kush të dyshojë, duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi, më 21 maj, një tjetër vile iu vendos tritol. Në atë rast, lënda shpërthyese u vendos në hyrje të banesës së familjes Cungu, ku po ashtu fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Sipas banorëve të zonës, këto raste po bëhen shumë të zakonshme dhe po kthehen në një fenomen shqetësues, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e komunitetit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për mbledhjen e provave në vendngjarje për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Salianji hedh akuza të forta: “Sistem i kapur nga pazaret politike”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur...

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës, rrit benzinën

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të shtunë, më...

Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar

Kreu i opozitës, Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual...

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari

 Policia e Shtetit arrestoi sot në Kurbin një 54-vjeçar...