Prokurori i Përgjithshëm miraton udhëzimin për masat para dhe pas zgjedhjeve të 11 Majit

Më datë:

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka miratuar sot udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Në kuadër të këtyre masave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre.

Këto seksione do të ngrihen brenda 10 ditëve nga miratimi i këtij udhëzimi dhe do të funksionojnë deri në datën 31 Maj. Seksionet do të drejtohen nga drejtuesit e prokurorive në 13 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe do të kenë në përbërje të tyre prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore me eksperiencë të gjatë në punë dhe që kanë pasur trajnime në këtë fushë.

Sipas marrëveshjes, Policia e Shtetit do të vendosë të dispozicion të seksioneve të posaçme të përkohshme oficerë të policisë gjyqësore, ekspertizë, pajisje logjistike si dhe grupe operacionale për mbështetjen e hetimeve.

Sipas këtij udhëzimi, do të koordinohet veprimtaria edhe me Prokurorinë e Posaçme dhe KQZ në të gjitha nivelet me qëllim transmetimin në kohë të shpejtë të kallëzimeve penale, procedimeve penale dhe çdo të dhëne tjetër.

Prokurorëve u kërkohet që të kryejnë hetime proaktive duke ndjekur një politikë penale rigoroze lidhur me kërkesat për caktimin e masave të sigurimit dhe masat e dënimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...