Projektligji për lundrimin, Peleshi: Vendosim Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi sot në Kuvend  projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”.

Nga foltorja e Kuvendit Peleshi kërkoi nga deputetë që ta votojnë këtë projektligj, që siç tha ai aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare e vendos vendin në hartën e vendeve të sigurta.

“Do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta. Nisma për aderimin e Shqipërisë në këtë organizatë është e ministrisë së Mbrojtjes.

Para pak kohësh kemi miratuar edhe ligjin për aderimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të hidrografisë.

Me këtë të sotmin përforcojmë kuadrin ligjor për lundrim të sigurt. Edhe sot ne i zbatojmë rregullat e lundrimit të sigurt në mënyrë vullnetare, por anëtarësia në këtë organizatë na jep akses në trajnime, por edhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit.

Do të mundësojë plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e detarisë.

Ka edhe një tarifë. Është 17675 euro në vit do të përballohet nga buxheti i ministrisë”, deklaroi Peleshi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...