Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe mes diskutimeve ishte edhe Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”.
Mes çështjeve të diskutuara mbi këtë projektligj ishte ndikimi që do të ketë në tokën bujqësore instalimi i impianteve eolike. I pari që kundërshtoi ishte deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili u shpreh se këto impiante kërkojnë shpim të tokës dhe vendosjen e një platforme të madhe betoni, që do të dëmtonte tokën.
Tezën e tij e mbroi edhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili bashkë me dy deputetët e PD, votoi kundër për nenin 1 të këtij projektligji dhe më pas kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse, që nga ana e tyre u shprehën se strukturat do të ngulen direkt në tokë dhe pa struktura betoni.
“Që të vësh një kullë për ‘wind farm’, është 100 metra e lartë dhe nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Bëhet fjalë për kulla shumë të larta. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, u shpreh Gjiknuri mes të tjerash.



