Prodhohen bateritë fleksibël: A do t’i kemi ato së shpejti?

Më datë:

Studiuesit në Universitetin Stanford kanë zhvilluar një bateri të veçantë fleksibël që është në gjendje të ruajë energjinë në mënyrë më të sigurt se bateritë aktuale.

Përdorimi i polimereve të bazuara në plastikë për këtë qëllim nuk është i ri për hulumtime, por polimerët e mëparshëm u bënë në formën e një xhel që ndonjëherë rrjedh ose digjej.

Për shkak të fleksibilitetit, kjo bateri e re është ideale për t’u përdorur në telefonat inteligjentë ose vegla që do të përdoren në pjesë të caktuara të veshjeve.

Bateritë e mëparshme të përdorura në raste të tilla janë të ngurta dhe për këtë arsye duhet të jenë të vogla në mënyrë që të mos shqetësojnë përdoruesit.

Bateritë e reja fleksibël mund të jenë praktikisht pjesë e veshjes, dhe për këtë arsye mund të jenë me një kapacitet shumë më të madh. Dhe pasi që ata përdorin elektrolit polimer, të cilët janë shumë më të sigurt se elektrolitet e lëngshëm, shmanget mundësia e rrjedhjes ose vetë-ndezjes.

Gjatë testimit, bateritë ishin në gjendje të ruanin vetitë e tyre të energjisë edhe kur palosen, kapen ose shtrëngohen për të dyfishuar dimensionet e tyre origjinale.
Tani për tani, kapaciteti është një problem, pasi këto bateri mund të ruajnë rreth gjysmën e energjisë së baterive konvencionale me të njëjtat dimensione.

Sidoqoftë, studiuesit presin në 12-18 muajt e ardhshëm të jenë në gjendje t’u ofrojnë prodhuesve teknologji plotësisht të testuar për bateri fleksibël të përdorshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...