Procesi gjyqësor në Hagë, sot nis dëshminë diplomati amerikan

Më datë:

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët.

Anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill. Sipas kalendarit të gjykatës, Hill do të nisë dëshminë në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm.Gjyqi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë Dhomat e Specializuara duke thënë se duhet të gjykohen krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë.

Ata kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndryshojnë ligjin për Specialen, por një gjë e tillë nuk është arritur.Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të 2015-ës, pas një seance maratonike, votuan ndryshimet kushtetuese përmes së cilave u mundësua themelimi i Gjykatës Speciale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...