“Proceset në Astana dhe Soçi s’kanë marrë fund plotësisht, por kanë filluar të dëmtohen”

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke theksuar se proceset në Astana dhe Soçi nuk kanë marrë fund plotësisht, por kanë filluar të dëmtohen, tha se nuk i pranojnë justifikimet të Rusisë se nuk e “kontrollojnë plotësisht regjimin”.

Çavuşoğlu, pas takimit të iniciativës “Azia Përsëri” që u zhvillua në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke rikujtuar se para rreth një jave ka zhvilluar një bisedë telefonike me homolohun e tij rus, Sergey Lavrov, tha se atë e ka njoftuar se ka filluar të rritet agresioni i regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, gjë që shkakton rezultate negative, se dhjetëra mijëra njerëz janë nisur drejt kufirit me Turqinë dhe se menjëherë duhet ndalur këtë agresion të regjimit.

“Homologut tim, Sergey Lavrov, gjithashtu i tregova se regjimi është duke bërë gjuajtje provokative në pikat tona të vëzhgimit në rajonin e Idlibit, kështu që nëse vazhdon me këtë, do t’i kundërpërgjigjemi, dhe se sa më shpejtë duhet të ndalojnë regjimin në lidhje me këtë”, tha ai.

Çavuşoğlu gjithashtu rikujtoi se edhe dje ka biseduar me homologun e tij rus, për arsye se Rusia bashkë me Turqinë dhe Iranin janë palë në proceset e Astana-s dhe Soçi-t. Ai potencoi se gjersa vazhdon procesi për të përforcuar armëpushimin në Siri dhe për ta bërë atë të përhershëm, si dhe për të garantuar integritetin politik dhe territorial të Sirisë, “agresioni i regjimit në terren ka nisur të rritet”.

Kryediplomati turk më tej rikujtoi se si pasojë e sulmit të regjimit të Asadit dje kanë rënë dëshmorë tetë persona, prej të cilëve shtatë ushtarë dhe një kontraktues civil.

“Sigurisht që u kundërpërgjigjëm. Pësuan humbje të mëdha. Edhe në të ardhmen do të kundërpërgjigjemi dhe nuk do të ndalemi këtu. Duhet ndalur sa më shpejt këtë agresion të regjimit. Mesazhi që dje i dhash Lavrovit është ky. Urgjentisht duhet së bashku të bëjmë diçka. Proceset në Astana dhe Soçi nuk kanë marrë fund plotësisht, por kanë filluar të dëmtohen”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu tha se nuk i pranojnë justifikimet të Rusisë se “nuk kontrollojnë plotësisht regjimin”, duke shtuar se “Regjimi nuk i beson zgjidhjes politike, por zgjidhjes ushtarake”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...