Princi ministër nga Arabia Saudite viziton Tiranën

Më datë:

Një përfaqësues i lartë i qeverisë së Arabisë Saudite do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Burimet pranë organizimit të kësaj vizite raporton se Princi Faisal Farhan Al Saud, Ministër i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, viziton Shqipërinë paraditen e kësaj të premteje.

Ndërsa të shtunën ora 10:45 në Pallatin e Brigadave kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin Faisal Farhan Al Saud do të dalin në një konferencë për mediat.

Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite janë vendosur më 02 dhjetor 1992 dhe kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm saudit në vendin tonë.

Ndër vite Arabia Saudite është ofruar dhe ka kontribuar në financimin e projektit të rrugës Durrës-Morinë dhe Tiranë-Elbasan, si dhe nëpërmjet Fondit Saudit të Zhvillimit një sërë projektesh të tjera në Shqipëri.

Gjatë muajit shkurt 2019, Kryeministri i Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku pati një takim me Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud, takim ky i kurorëzuar me ratifikimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe memorandumeve mirëkuptimi mes dy vendeve.

Princi Faisal është anëtar i familjes mbretërore saudite.

I lindur në Gjermani dhe i shkolluar në SHBA, Princi Faisal prej 23 Tetorit të vitit 2019 mban postin e Ministrin e Punëve të Jashtë të Arabisë Saudite.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...