21.5 C
Tirana

Presidenti refuzon të shkojë në Komisionin Hetimor, Hyseni: Kohë deri të hënën! Nëse s’vjen, një arsye më tepër për ta gjykuar

Më datë:

Ndërsa pritej një seancë dëgjimore me presidentin Ilir Meta mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për shqyrtimin e shkeljeve kushtetuese të tij, kreu i shtetit nuk ka qenë prezent.

Përmes një deklarate ai është shprehur se kërkesa e Komisionit në përmbajtje nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

Drejtuesi i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni tha se ftesa për Metën do të jetë e vlefshme duke filluar nga dita e nesërme deri në ditën e hënë dhe nëse nuk paraqitet atëherë do të jetë një arsye më tepër për ta gjykuar.

Ndërsa anëtari i Komisionit Hetimor, Spartak Braho ka reaguar në lidhje me reagimin e presidentit, duke e quajtur një puc faktin që ai nuk e njeh Kuvendin.

Braho: Dua të di pse nuk vjen, më zuri veshin që nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, nëse nuk e njeh Kuvendin i bie që është puç, nuk njeh Republikën parlamentare.

Hyseni: Duhet t’i japim kohë që të paraqitet nga dita e nesërme deri në ditën e hënë . thelbi është që presidenti nuk është duhet të marrim një vendim, për të realizuar arsyet, në vijim duhet të mbajmë një qëndrim, mosnjohja e kësaj procedure që nuk është as e zotit Braho as e zotit Murrizi as e imja, është e përcaktuar në Komisionin Hetimor, nëse dikush nuk e njeh e shkel, nuk është problem i Komisionit Hetimor, ai që nuk njeh ligjin do të jetë një arsye më tepër për ta gjykuar. Përtej asaj, nëse personalisht mund të mendojmë se nuk ka arsye të madhe paraqitja pranë Kuvendit akoma në një procedurë impeachment mund të kufizohej ose mund të ndalohej fare.

Klotilda Bushka: Dua shkresat nga Kuvendi për dekretimet që ka dhënë Meta për t’i shqyrtuar e diskutuar.

Braho: Nëse presidenti Maeta refuzon të vijë atëherë ai e konsideron Komisionin abuziv.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...