14.5 C
Tirana

Presidenti Meta zbardh detaje nga takimi me Kryenegociatorin Zef Mazi

Më datë:

Një takim u mbajt sot mes Presidentit Ilir Meta dhe kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se diskutuan hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

“E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës”, shkruan më tej Presidenti.

Postimi i Metës:

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar. ”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rezolutat e ILD dhe KLGJ marrin dritën jeshile në komision, pritet miratimi në Kuvend

Mbledhja e përbashkët sot, 15 tetor, e Komisionit për...

Opozita përplaset me Peleshin në Konferencën e Kryetarëve: Për 6 muaj Balla do t’ju zërë vendin!

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbajtur këtë...

 Rutte: NATO dhe BE janë në sintoni të plotë

Mund t’ju siguroj se BE dhe NATO po punojnë...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, garanton furnizim cilësor me energji elektrike

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...