Trump njofton fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes për Gazën

Më datë:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpalli fillimin e “fazës së dytë” të marrëveshjes së armëpushimit për Gazën të martën, pas lirimit të 20 pengjeve izraelitë në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes të ndërmjetësuar nga Turqia, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti.

“Të gjithë të njëzet pengjet janë kthyer dhe ndihen aq mirë sa mund të pritet”, shkroi Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.

“Një barrë e madhe është hequr, por puna nuk ka përfunduar. Të vdekurit nuk janë kthyer, siç ishte premtuar. Faza e Dytë fillon tani”, shtoi ai.

Hamasi dhe Izraeli kryen një shkëmbim pengjesh që përfshiu qindra të burgosur palestinezë të liruar nga burgu famëkeq ushtarak Ofer dhe nga burgjet e tjera Shkretëtirën e Negevit. Të 20 pengjet e gjallë izraelitë u liruan gjithashtu.

Trump dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi mbajtën një samit të nivelit të lartë të hënën në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, duke mbledhur udhëheqës botërorë për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për planin e armëpushimit të Trumpit për Gazën.

Faza e dytë e marrëveshjes së SHBA-së parashikon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza, formimin e një force shumëkombëshe dhe çarmatimin e Hamasit.

Sulmet izraelite kanë vrarë mbi 67.000 palestinezë në Gaza, shumica gra dhe fëmijë, që nga tetori 2023, duke e lënë enklavën kryesisht të pabanueshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias sot në Tiranë

Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias vjen sot, 25...

Aplikimet për 2026 hapen zyrtarisht, masat e reja të mbështetjes për bujqësinë

Kjo e hënë, 25 maj, shënon çeljen e aplikimeve...

Zjarr në një kompleks pallatesh në Tiranë, vetëm dëme materiale

Një zjarr ra në një kompleks banimi në zonën...

Malaj: Rritje 11,7% e të ardhurave për periudhën janar-prill 2026

Ministri i Financave Petrit Malaj bëri të ditur se,...