Presidenti i Tunizisë emëroi ministrin e ri të Punëve të Brendshme

Më datë:

Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, ka emëruar si ministër të ri të Punëve të Brendshme, Riza Gharsillavi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Saied​​​​​​​, i cili më 25 korrik shkarkoi kryeministrin Hichem Mechichi, i cili është i ngarkuar me administrimin e punëve të Ministrisë së Brendshme, emëroi Gharsillavi-n në post me një dekret të ri.

Gharsillavi u betua të enjten në mbrëmje dhe fotografitë e ceremonisë u postuan në mediat sociale nga zyra e presidentit tunizian.

Garsillavi, i cili ka mbajtur një numër pozicionesh të larta, përfshirë pozicionin e këshilltarit të presidentit për sigurinë kombëtare, ka kryer shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Presidenti i Tunizisë ka shkarkuar 24 zyrtarë shtetërorë që nga e diela. Largimet dhe shkarkimet filluan kur presidenti Saied vendosi të dielën të shkarkojë qeverinë dhe të pezullojë parlamentin.

Në Tunizi më 25 korrik u organizuan protesta kundër partive në pushtet dhe opozitës, ndërsa u kryen edhe sulme ndaj selive të partive, të udhëhequr nga Lëvizja Nahda.

Trupat më pas parandaluan që kryetari i Parlamentit tunizian dhe udhëheqësi Lëvizjës Nahda, Nahda Rached Ghannouchi, si dhe deputetët të hynin në parlament.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  sot në Kushtetuese ankesën lidhur...

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më...

Konflikti familjar në Durrës përfundon me arrestimin e 44-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar...

Berisha kritikon PS: Refuzimi për Ballukun, goditje për drejtësinë

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike...