Presidenti i PE Sassoli do të vetëizolohet: 14 ditët e ardhshme do të punoj nga shtëpia në Bruksel

Më datë:

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka thënë se ai do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme pasi vizitoi Italinë në fundjavë dhe do të ndjekë masat për vetëizolim.

Sassoli i cili është italian nga Firence thotë se kjo është një situatë delikate për të gjithë por koronavirusi nuk mund të bllokojë demokracinë prandaj ai do vijojë të ushtrojë detyrat e tij si President i PE nga shtëpia e tij.

“Këshillat e reja të paraqitura nga qeveria italiane shtrin zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar. Kjo ka pasoja të rëndësishme për sjelljen e eurodeputetëve italianë. Për këtë arsye, unë kam vendosur pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, si masë paraprake, të ndjek masat e treguara dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e treguara nga protokolli shëndetësor .Covid-19 i detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm.

Është një moment delikat për të gjithë ne. Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë. “.- tha Sassoli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...