Presidenti Erdoğan zotohet të luftojë kundër interesit dhe inflacionit

Më datë:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se do të luftojë për largimin e interesit dhe inflacionit nga kombi turk, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata që mbrojnë interesin mes miqve tanë nuk duhet të ofendohen. Unë nuk mund dhe nuk do të jem me atë që mbron interesin”, tha presidenti Erdoğan në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

“Për aq kohë sa të jem në këtë pozicion, do të vazhdojë deri në fund luftën time kundër interesit dhe inflacionit”, shtoi presidenti turk.

Erdoğan theksoi se do të shqyrtojnë çështjen dhe do të ndërmarrin hapat në përputhje me rrethanat dhe shtoi se “interesi është shkaku dhe inflacioni është efekti”.

Presidenti ka përkrahur uljen e normave të interesit si një mënyrë për nxitjen e rritjes ekonomike të brendshme

Muajin e kaluar, Banka Qendrore e Turqisë uli normën e saj javore të repove me 200 pikë bazë, respektivisht nga 18 për qind në 16 për qind.

Presidenti turk theksoi se një e ardhme e ndritur e pret Turqinë “nëse mund të lihen pas vitet 2022 dhe 2023 pa shkaktuar asnjë ndërprerje”.

“Vendet e zhvilluara janë në prag të depresionit më të madh ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo është e qartë se do të pasojë kriza sociale dhe politike”, shtoi Erdoğan.

Më 3 nëntor, Instituti i Statistikave i Turqisë (TurkStat) njoftoi se në muajin tetor vendi regjistroi një rritje vjetore prej 19,89 për qind të çmimeve të konsumit.

Sipas të dhënave nga TurkStat, inflacioni vjetor u rrit me 0.31 pikë përqindje nga 19,58 për qind në muajin e mëparshëm, ndërsa në tetorin e vitit 2020 kjo shifër ishte 11,89 për qind.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...