Në konfliktet në kufi me Armeninë martirizohen 7 ushtarë të Azerbajxhanit

Më datë:

Azerbajxhani ka konfirmuar se shtatë ushtarë azerbajxhanas u martirizuan dhe dhjetë të tjerë u plagosën në konfliktet që ndodhën dje në kufirin me Armeninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se në konfliktet që u paraqitën si pasojë e provokimeve të ushtrisë armene në kufi humbën jetën shtatë ushtarë, përfshirë një toger, si dhe u plagosën dhjetë ushtarë të tjerë.

Po ashtu thuhet se provokimi i Armenisë ka rezultuar pa sukses dhe se që nga mbrëmë situata në kufi është normalizuar.

Në njoftim u shprehën ngushëllime për familjet dhe të afërmit e ushtarëve dëshmorë, si dhe u theksua se e gjithë përgjegjësia e këtyre përjetimeve i përket qeverisë së Jerevanit.

Ushtria e Armenisë duke marrë nën kontroll disa lartësira në kufi me qëllimin për të arritur pozicione më të favorshme, filloi dje një operacion në drejtim të rajonit Laçin dhe Kalbajar.

Po ashtu edhe ushtria e Azerbajxhanit filloi operacion në të njëjtin drejtim dhe parandaloi sulmet e Armenisë.

Me ndërhyrjen e Rusisë konfliktet u ndërprenë dhe u shpall armëpushimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...