12.5 C
Tirana

Presidenti Begaj nga Gosë: Një kapitull i ri për fëmijët me fillimin e vitit të ri shkollor

Më datë:

Urimet për nisjen e vitit të ri shkollor, presidenti Bajram Begaj, i bëri nga shkolla e tij e vendlindjes në fshatin Gosë.

Sipas një njoftimi nga presidenca, gjatë kësaj vizite Begaj u takua me nxënës, mësues e prindër. Ai u uroi atyre suksese në mbarëvajtjen e mësimit dhe edukimit, duke theksuar rëndësinë që ka shkolla në formësimin e individit dhe shoqërisë dhe në kultivimin e vlerave njerëzore.  

“Një shkollë e fortë formëson qytetarë të ditur. Qytetarët e ditur ndërtojnë shoqëri të zhvilluar, të ardhme të ndritur dhe Shqipëri të fortë.  Uroj, besoj dhe shpresoj që ju të jeni një brez që e do gjuhën shqipe, ka pasionin e dijes, përqafon teknologjinë, çmon dhe respekton njëri-tjetrin”.

Presidenti përcolli dhe një mesazh të veçantë për nxënësit e klasës së parë, më të cilët ndau eksperiencën e tij në shkollën e fshatit Gosë, duke u shprehur se këtu fillon baza e dijes, mësimet e para, ndërtohet një përvojë e pasur dhe miqësi të reja.

“Fillimi i vitit shkollor është gjithmonë emocion i madh, pikënisje që shënon një kapitulli të ri në jetën tuaj dhe të mijëra nxënësve.”, shtoi Begaj.

Ndërsa theksoi integrimin e shkollave me risitë teknologjike, Presidenti theksoi në mesazhin e tij rëndësinë që ka shkolla në ruajtjen e vlerave njerëzore: 

“Shkolla nuk është vetëm vendi ku mësojmë lëndë dhe libra, është vendi ku formësojmë vlera. Çdo shtator është sfidë, përgjegjësi dhe mundësi para të gjithëve: nxënësve, mësuesve, prindërve dhe shoqërisë. Teknologjia dhe rrjetet sociale janë mjete të fuqishme, por ato nuk mund të zëvendësojnë respektin, miqësinë dhe dashurinë për njëri-tjetrin”.

Presidenti theksoi rëndësinë e respektit të ndërsjellë në shkollë dhe rolin e familjes në edukim. Ai uroi nxënësit të përkushtohen me pasion dhe kureshtje ndaj dijes, duke e vlerësuar shkollën si themel për të ardhmen. Mësuesve u shprehu mirënjohje për rolin e tyre jetik dhe fisnik në ndërtimin e brezave.

Gjithashtu, Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e gjuhës shqipe si faktor kyç për lidhjen dhe suksesin në një epokë të dominuar nga teknologjia: “Si President i kam kushtuar rëndësi të posaçme gjuhës dhe alfabetit shqip. U gëzova vërtet shumë kur mësova nga drejtoresha juaj që jeni ndër kampionët e shkollave në këtë lëndë. Në kohën kur mbizotëron teknologjia dhe imazhi është i plotfuqishëm, gjuha shqipe mbetet çelësi i ndërlidhjes dhe i suksesit afatgjatë“.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bylykbashi: Pr.ligji për konfliktin e interesit krijon pasiguri juridike

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u...

Berisha: Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë publike për pezullimin e Ballukut

https://www.youtube.com/live/nc3eXMS0jDQ?si=gxVeTJbUv5RaEgPu&t=741 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se...

Vendimi i GJKKO për Ballukun, Rama: Prish balancën mes pushteteve të pavarura

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish sot zërave që...

Përmbytje shkatërruese godasin Azinë Juglindore, mijëra viktima

Sri Lanka dhe Indonezia kanë dislokuar ushtritë e tyre...