7.5 C
Tirana

Prej dy dekadash i verbër, teknika e re rikthen shikimin 58-vjeçarit

Më datë:

Falë një teknike inovative që kombinon terapinë e gjeneve dhe stimulimin e dritës, shikimi i një 58-vjeçari plotësisht të verbër është rikthyer pjesërisht.

Burri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, jeton në Brittany, Francë dhe u kurua në Paris. Ai u diagnostikua me “retin pigmentosa”, që çon në vdekjen e qelizave ndriçuese në sipërfaqen e retinës, 40 vjet më parë.

Sipas BBC, kjo gjendje prek më shumë se dy milion njerëz në të gjithë botën dhe megjithëse verbëria e plotë është e rrallë, burri nuk ka pasur shikim për dy dekadat e fundit.

Kjo është hera e parë që “optogenetics” mundëson një rikuperim të pjesshëm të shikimit, tha ekipi që qëndron pas këtij studimi klinik që përfshiu studiues francezë, amerikanë dhe zviceranë.

Burri 58-vjeçar ka një sëmundje gjenetike të quajtur “retinitis pigmentosa”, e cila bën që qelizat mbledhëse të dritës në retinë të vdesin dhe çon në humbje graduale të shikimit, ose verbëri totale në disa raste. Para trajtimit, njeriu mund të zbulonte pak dritë, por “optogenetika” i mundësoi atij të lokalizonte dhe prekte objektet, raportoi studimi i botuar në revistën Nature.

Në shikimin natyror, receptorët e dritës në retinë përdorin një proteinë të quajtur “opsin”, e cila reagon me energjinë e dritës që transferon informacionin vizual në tru përmes nervit optik. Në mënyrë që të rikuperonte ndjeshmërinë e tij ndaj dritës, pacienti mori një injeksion që përmbante një proteinë të quajtur “Crimson R”, e cila zbulon dritën e qelibarit, raportoi studimi.

Studiuesit pritën pesë muaj pas injektimit, kështu që trupi i pacientit mund të ketë kohë të mjaftueshme për të gjeneruar këtë proteinë në sasi të mjaftueshme. Pastaj ata filluan trajnime të ndryshme në të cilat ata përdorën syze që krijuan për këtë studim. Syzet mundësojnë shfaqjen e figurës me ngjyrë qelibar në retinën e pacientit.

Dr. José-Alain Sahel, i cili themeloi Institutin e Vizionit në 2009, tha: “Personat e verbër që vuajnë nga lloje të ndryshme të sëmundjeve neurodegjenerative në fotoreceptorë, por që akoma kanë një nerv optik funksional, ka më shumë të drejtë për këtë trajtim”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...