PRAPASKENAT/ Engjëll Agaçi fiton një tjetër duel me Gent Cakajn

Më datë:

Në ministrinë e jashtme vazhdon ‘lufta” mes përfaqësuesit zyrtar të cilit Rama i ka lënë drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësuesit okult që drejton realisht punën, sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Kjo gjë është vënë re edhe me sagën e pasaportave diplomatike dhe shërbimit të cilave qeveria shqiptare ka vendosur t’ua shtyjë me një vit vlefshmërinë.

Rama pasi përkrahu urdhrin dhe thirrjen publike të ministrit të jashtëm në detyrë, Gent Cakaj për heqjen e pasaportave diplomatike për më shumë se 350 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ka dëgjuar gjithë ankesat e bosëve të mediave dhe biznesit që i kanë fryrë në vesh Agaçit, duke shfuqizuar vendimin e parë dhe shtyrë atë deri në dhjetorin e vitit tjetër.

Në prill të këtij viti, Cakaj kërkoi publikisht që ish-deputetë, gjyqtarë, rektorë, biznesmenë, drejtorë të rëndësishëm dhe përfaqësues të mediave të dorëzojnë urgjentisht pasaportat diplomatike apo ato të shërbimit.

Por që atëherë mardhëniet mes Ramës dhe Cakajt sikurse ka njoftuar Lapsi.al nuk janë më të njëjtat. Dhe tashme përmes një vendimi të botuar në fletoren zyrtare, kryeministri lejon poseduesit e këtyre pasaportave t’i mbajnë deri në dhjetor të vitit 2021.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...