3.5 C
Tirana

Politico: Meloni është personi më i fuqishëm në Evropë

Më datë:

Kryeministrja Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta Politico në renditjen e saj vjetore për vitin 2025.

“Kë telefonon nëse dëshiron të flasësh me Evropën? Nëse je Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe këshilltari kryesor i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, numri që duhet të telefonosh është Giorgia Meloni”, kështu e nis shkrimin e saj gazeta amerikane Politico për kryeministren italiane.

Media e njohur shkruan se Meloni bëri bujë në mbarë botën kur u bë kryeministrja e parë grua e Italisë, por pak parashikuan se ajo do të qëndronte gjatë në detyrë.

Gjatë dy viteve të fundit Meloni e ka konsoliduar qeverinë e saj si një nga më të qëndrueshmet që ka ekzistuar ndonjëherë në Italinë e pasluftës.

Meloni  ka shmangur përplasjet me Brukselin duke habitur gjithashtu kritikët e saj dhe është shfaqur si një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës. Në shkrim përmendet edhe lufta e saj kundër emigracionit dhe sjell në vëmendje marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë.

Ndonëse ngjalli debat në shtetin fqinj dhe hasi në vështirësi ligjore, kjo nuk i pengoi liderët evropianë të shohin me admirim “modelin Meloni “.

Olaf Scholz ka dalë publikisht pro këtij plani, ndërsa kryeministri britanik bëri një vizitë në shtetin fqinj për të mësuar më shumë rreth skemës.

Ajo adhurohet nga miliarderi Musk, një adhurues i politikave të saj të imigracionit, i cili së fundmi i ka dhënë asaj çmimin Global Citizen të Këshillit Atlantik në Nju Jork.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca në GJKKO, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Një oficer policie bashkëpunonte me krimin duke…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë dëshmi...

10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos

 Ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Guantanamo grupi...

Belind Këlliçi nën hetim për falsifikim të diplomës, nëndrejtoresha e “Harry Fultz” thirret në SPAK

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e një instituti arsimor, Brikena...