1.5 C
Tirana

Policia Rrugore bën “namin” me gjoba në Maj, 713 patenta të pezulluara, procedohen 145 drejtues mjetesh

Më datë:

Tiranë– Përgjatë gjithë muajit maj, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë angazhuar mbi kohën normale të punës, me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, në funksion të kontrolleve parandaluese, duke aplikuar forma kontrolli të kombinuara me mjete civile dhe të uniformuara, si në rrugët urbane dhe ato interurbane me risk të lartë për aksidentet rrugore.

Në fokusin e kontrolleve policore për muajin që lamë pas, krahas planeve operacionale “TISPOL”, në fokus ishin shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë për sigurinë në rrugë dhe aksidentet rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në funksion të parandalimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë:

 Janë proceduar penalisht 145 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 95 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 50 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

 Janë pezulluar 713 leje drejtimi, nga të cilat 416 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 151 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 146 për shkelje të tjera;

 Janë proceduar administrativisht 1700 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;

  Janë proceduar administrativisht 1650 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

  Janë proceduar administrativisht 165 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi në qendrat e banuara;

  Janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre;

 Janë proceduar administrativisht 760 drejtues mjetesh dhe pasagjerë, për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç;

 Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 76 automjete me targa regjistrimi të shteteve të huaja apo me targa për qarkullim prove;

 Janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjete të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit;

 Gjithashtu janë vendosur edhe 5673 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

#MbroJetënDrejtoMeKujdes
#Kujdes ♀MonitoronSjelljenTuaj
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...