Policia godet shpërndarjen e kokainës, sekuestrohen drogë dhe armë

Më datë:

Një 45-vjeçar nga fshati Krutje e Poshtme, është arrestuar pasi u kap në flagrancë në automjet me 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, të dyshuara se i posedonte për shitje.

Gjatë kontrolleve në automjet dhe banesën e tij, policia sekuestroi edhe një armë gjahu, 105 fishekë, dy peshore elektronike dhe një shumë parash në euro e lekë.

Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike të llojit kokainë me qëllim shitjen. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Në pranga ka rënë shtetasi E. M., 45 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë. Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjet në fshatin ku banonte.

Pas kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, një armë gjahu dhe 105 fishekë për të, dy peshore elektronike, një aparat celular, automjetin që përdorte si dhe një shumë parash në euro dhe lekë, të dyshuara se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua pas administrimit të informacionit të siguruar në rrugë operative për një person që dyshohej se shiste lëndë narkotike në doza.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tronditje në Itali, 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën mbetet në burg

Gjykata e Breshias në Itali ka konfirmuar ndalimin dhe...

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës, 16 persona nën akuzë

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur veprimtarinë e një prej...

Pesë kandidatë në garë, demokratët votojnë për drejtuesit e rinj në Fier e Korçë

Ka nisur këtë të shtunë në Fier procesi i...

Opozita zbret në shesh, PD proteston sot pas thirrjes së Berishës

Partia Demokratike pritet të mblidhet sot për të protestuar...