Policia godet prostitucionin, dy rumune përfundojnë në pranga

Më datë:

Policia e Fierit njofton sot në 10 mars se ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në qytet.

Në pranga janë vënë dy shtetase nga Rumania, të cilat dyshohet se zhvillonin këtë aktivitet të paligjshëm.

Efektivët sekuestruan një shumë parash, që dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti i paligjshëm. Po ashtu, është sekuestruar një automjet dhe pesë celularë.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve operacioni i koduar “Transit”.

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Fier, vihen në pranga 2 shtetase nga Rumania.

Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 5 celularë.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një tjetër rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Transit”, arrestuan shtetaset:

-I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë.

Për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...