Policia e Kosovës gjen sasi të konsiderueshme të armëve, municionit e uniformave në veri

Më datë:

 Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera gjatë operacioneve të zhvilluara në disa lokacione në Mitrovicë të Veriut.

Për më shumë informata në lidhje me këto zhvillime është paralajmëruar konferencë e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sot në orën 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

“Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në disa lokacione në Mitrovicë Veri, të cilat kanë të bëjnë me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen për media”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në konferencë pritet të jepen informacione edhe për veprimet policore në kuadër të rastit “Krime lufte kundër popullatës civile”, të cilat po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Medive pritet t’u drejtohen ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Korça ka dështuar me shërbimet”, Maliqi kundërshton bashkimin me Bashkinë Korçë

Banorët e Maliqit kanë protestuar për herë të dytë...

“Radha e Ramës”, Shehaj për arrestimin e Agasit: E kishte krah të djathtë dhe e mbrojti

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur...

Nuk e patë eklipsin? Ja pse i vitit 2027 është “ai që nuk duhet humbur”

Një nga eklipset diellore më spektakolare të dekadës do...

Supë me thjerrëza të kuqe

Kjo është një nga supat më të përdorura në...