12.5 C
Tirana

​Policët serbë dorëzuan armët dhe uniformat, forcat e EULEX-it në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës

Më datë:

Pjesëtarë të policisë së EULEX-it vërehen duke hyrë dhe dalë nga stacioni i Policisë në veri të Mitrovicës, në kohën kur policët serbë po dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre.

KosovaPress raporton se dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve të stacionit verior në Mitrovicë do të bëhet gjatë tërë ditës së sotme, me orare të ndryshme.

Mësohet se rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer nëpër komunat tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre po ashtu sot, por nëpër stacionet e këtyre komunave.

Të shtunën, përfaqësuesit e serbëve kanë dhënë dorëheqje nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuric.

Kujtojmë se deri tek pezullimi i këtij të fundit erdhi pasi i njëjti ka refuzuar të zbatojë vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...