Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, policia arreston 2 durrsakët

Më datë:

Dy persona janë arrestuar nga policia në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës” pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Policia njofton se policia ka ndaluar një automjet furgon tip “Benz” që po transportonte klandestinë drejt Tiranës. Gjatë operacionit të koduar “Taksisti” u arrestuan B. K., 53 vjeç, banues në Durrës dhe R. J., 53 vjeç, banues në Durrës.

Blutë bëjnë me dije se ata po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm (sirianë), të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

NJOFTIMI

Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga Sektori i Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet furgon tip “Benz” po transportonte klandestinë drejt Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Besnik Krasniqi, 53 vjeç, banues në Durrës dhe Ronald Jaho, 53 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm (sirianë), të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...