7.5 C
Tirana

“Po falimentojmë”, fermeri flet i dëshpëruar: 140 deputetët të na mbështesin

Më datë:

Protesta e fermerëve te Lushnjës është zhvendosur sot para Parlamentit, për shkak se kundërshtojnë paketën fiskale. Njëzëri ata iu bën thirrje deputetëve që ti mbështesin pasi po falimentojnë.

Njëri prej tyre, i dëshpëruar tha se gjithmonë ata janë konsideruar si “fëmijët e njerkës”. Fermeri deklaroi se ka bërë shtëpitë, por nuk ka se çfarë i do, pasi fëmijët po i ikin në emigrim për shkak të vështirësive.

“Kemi qenë si fëmija i njerkës. Po vete 70 vjeç, kam 2 ha mandarina të mbjella. Po falimentojmë, nuk po hedhim dot.

Bima është si fëmija, po nuk hëngri nuk bën cilësi që ta hash ti, duhet ta hedh në kanal.

Ne kërkojmë, as nga PD, as nga PS, të 140 deputetët duhet të na mbështesin, lëre partinë. Bujqësia nuk njeh parti. Bujqësia sjell prodhim për të gjithë. E kam faturën këtu.

E kam shitur me 300 lekë mandarinën, këtu shitet 1000 lekë. Shteti thotë tregti e lirë, nuk ka tregti kështu. Nuk ushqehemi dot kështu.

Ne po flasim për të mbijetuar. Thonë disa, ai qenka veshur mirë, po pse unë nuk kam të drejtë të jetoj, vetëm ti paske të drejtë të jetosh, ti që je në Tiranë?!

Ata fëmijët e mi nuk kanë të drejtë të gëzojnë një drekë, një darkë nga unë?!

Nuk po kërkojmë lustra. Më shumë kanë ardhur policë, ne nuk kemi ardhur për luftë siç vijnë partitë. Nuk kam ide partish fare. Por ama të drejtat i duam dhe ne.

Kam bërë shtëpinë, më ikin kalamajtë, ç’i dua shtëpitë unë. Këtu e kemi të keqen, nuk ka problem se është i PS apo i PD”, tha fermeri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Bardhi pret Krichbaum: Opozita mbështet integrimin e bazuar në standarde dhe meritë

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi...

Ergys Agasi ankohen, ILD regjistron kërkesën për dosjen hetimore të SPAK

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka konfirmuar se...

Sherr me armë dhe shkop bejsbolli në Kukës, dy kushërinj në tentativë vrasjeje

Një sherr ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje...