Plagosja me armë zjarri në Kamzë, shpallet në kërkim autori 23-vjeçar

Më datë:

Policia ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin E.B., pasi dyshohet se është autor i plagosjes me armë zjarri i një dite më parë (28 Mars) në Kamzë.

Sipas asaj që uniformat blu bëjnë me dije, 23-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me 29-vjeçarin M.Xh., dhe më pas e ka qëlluar me armë.

I plagosur ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit E. B., 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...