18.5 C
Tirana

PL kërkon interpelancë me ministren e Arsimit për sigurinë në shkolla

Më datë:

Partia e Lirisë ka kërkuar interpelancë me Ministrinë e Arsimit në lidhje me sigurinë në shkolla.

Përmes një deklarate për mediet nga kryesia e Kuvendit, zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, theksoi se arsimi sot është një emergjencë kombëtare jo vetëm për sa i takon cilësisë, por edhe sigurisë.

Sipas deputetes së PL-së, në shkollat e vendit siguria është në nivele kritike.

“Institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e nxënësve, përgjegjësia shtetërore është zero, ndërsa ajo që propagandohet nga qeveria dhe vetë ministria nuk ka lidhje me realitetin”, tha Xhixho.

Xhixho nënvizoi se incidentet që ndodhin në shkolla nuk janë raste të izoluara, por “pasoja direkte të një politike të gabuar dhe një mosveprimi të qëllimshëm institucional”.

Ky realitet, sipas Xhixhos, është zyrtarisht i dokumentuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili në raportet e tij të auditimit ka konstatuar qartë dhe pa ekuivok se Ministria e Arsimit nuk ka ndërtuar dhe zbatuar sisteme funksionale sigurie në shkolla.

Sipas saj Ministria e Arsimit ka qenë e paralajmëruar zyrtarisht për rrezikun, por ka zgjedhur mosveprimin, duke e lënë sigurinë e fëmijëve në mëshirë të fatit.

Për këto arsye, u shpreh Xhixho, ka kërkuar interpelancë urgjente me ministren e Arsimit.

Xhixho renditi dhe pikat për të cilat, siç tha ajo, nevojiten përgjigje të qarta dhe konkrete si moszbatimi i rekomandimeve të detyrueshme të KLSH-së për sigurinë në shkolla, masat reale dhe urgjente që janë marrë ose do të merren për garantimin e jetës dhe integritetit të nxënësve; përgjegjësitë institucionale për ngjarjet e rënda të ndodhura; dështimin e politikave parandaluese kundër dhunës mes të miturve dhe funksionimin real të shërbimit psikosocial në shkolla; faktin që 60% e shkollave janë ende pa oficer të sigurisë dhe mungesat në staf me psikologë.

Xhixho tha se siguria në shkolla është detyrim kushtetues dhe ligjor i panegociueshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...