PL: Dyfishojmë buxhetin për arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin

Më datë:

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Dea Nako deklaroi sot se në kuadër të përparësive kombëtare për zhvillim ekonomik dhe social, kjo forcë politike ka përcaktuar si objektiv kyç dyfishimin e buxhetit për arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin, me synimin që Shqipëria të arrijë dhe të tejkalojë mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian në këto fusha.

Aktualisht, vuri në dukje se financimi për arsimin dhe kërkimin shkencor përbën vetëm 2,29% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke qenë ndër më të ulëtit në rajon.

“Objektivi është që ky nivel të arrijë në 5% të PBB-së, një tregues që reflekton një angazhim serioz për zhvillimin afatgjatë të vendit”, theksoi Nako.

Nako duke e cilësuar arsimin si shtylla kryesore për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe një bazë e qëndrueshme për të ardhmen e Shqipërisë, tha se mësuesia do të trajtohet si një degë me prioritet kombëtar.

“Financimi për inovacionin në Shqipëri do të përafrohet me standardet mesatare të vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton rritje të investimeve në kërkime shkencore dhe aplikime inovative në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë. Po ashtu, degët e teknologjisë së informacionit do të trajtohen si prioritare për investime, duke pasur parasysh rëndësinë e tyre në transformimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Synimi është të ndërtohet një ekonomi moderne dhe konkurruese, ku teknologjia dhe inovacioni të jenë në qendër të zhvillimit”, deklaroi Nako.

Këto masa, vijoi ajo, përfaqësojnë një angazhim të fortë për të fuqizuar kapitalin njerëzor si një motor kryesor për zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...