13.5 C
Tirana

Peshkatari i thotë se qeveria i ka marrë varkën, Basha nga Vlora: Të gjitha i duan për vete ata, edhe detin

Më datë:

Kryedemokarti Lulzim Basha, është takuar me peshkatarë në qytetin e Vlorës.

Peshkatarët, të gjithë njëzëri i kanë treguar liderit demokrat, vështirësitë që hasin çdo ditë, duke nisur që nga kostot e larta të mjeteve të peshkimit, por edhe kushtet e mjerueshme sipas tyre të portit.

Basha nga ana tjetër, i tha peshkatarëve se Partia Demokratike ka si qellim subvencionimin e këtij sektori, në mënyrë që të rrisin prodhimin.

Peshkatari 1: Porti është në gjendje shumë të keqe, po të kalosh në krahun tjetër peshkatarët bankinat i kanë bërë me dërrasa, nuk ka drita, energji.
Basha: Më keq se në mesjetë!

Peshkatari 2: Po të shihni se çfarë bëhet atje, do të na jepni të drejtë.

Peshkatari 3: Na ka çuar në zero, punojmë në lagunë atje nuk na ka dhënë asnjë ndihmë, jemi 8 veta në shtëpi dhe një varkë në lagunë atje na e kanë marrë.

Basha: Pse ua kanë marrë?

Peshkatari 3: Sepse duan lagunën për vete.

Basha: Të gjitha i duan për vete, edhe lagunën, edhe detin.

Peshkatari 2: Problemet e peshkimit janë nga më të mëdhatë dhe është një nga pikat që nuk është prekur nga politika. Kushtet janë, siç thash që parë nuk ka dritë, ujë, të vish në punë duhet të marrësh ujë me vete. T’i hedhësh ujë anijes duhet ta marrësh me bot. Këto janë bërë privatisht.

Basha: Ju e dini se jeni të zanatit dhe unë e di që vendet Evropiane bëjnë luftë për peshkatarët e tyre. Britania e Madhe ishte e gatshme të çonte flotën ushtarake për anijet e tyre të peshkimit. Për ne peshkimi dhe agrikultura është pjesë e programit për bujqësinë. Ashtu siç kemi futur subvencione për bujqësinë do të japim edhe për peshkimin. Peshku i egër është një pasuri e jashtëzakonshme, ndërkohë që Greqia doli nga kriza financiare me dy industri. Unë kam takuar kolegët tuaj në Shëngjin, Durrës dhe Sarandë, ata thonë që duam të shkojmë për të rregulluar anijen në Itali dhe Greqi. Nuk ka subvencione për rrjetat, ç’a i kushton qeverisë të subvencionojë për blerjen e rrjetave. E dyta po kaq e rëndësishme është t’iu çlirojmë nga kjo barrë që iu ka rënë. Jo t’ua sekuestrojnë varkat, por t’iu japim grante në mënyrë që të keni mundësi të rinovoni anijet tuaja dhe të rrisni punësimin. Nuk do iu harrojmë, ashtu siç ju ka harruar ky.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...