Përzgjedhja e anëtarëve të KQZ/ Opozita e Bashkuar: Oerd Bylykbashi i dërguari jonë i posaçëm pranë Komisionit Parlamentar

Më datë:

Oerd Bylykbashi është përzjedhur si përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Opozita e Bashkuar i është përgjigjur konkretisht letrës së Ruçit për Komisionin Parlamentar që do të përzgjedhë edhe 12 anëtarët e rinj të KQZ-së së re.

Në letrën e shkruar nga Gazment Bardhi, bëhet me dije se Bylykbashi i cili ishte dhe i mandatuari i PD për në Këshillin Politik, do të jetë përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Komisionin Parlamentar.

Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, KQZ do të ketë 12 anëtarë në 3 nivele, dhe ata do të përzgjidhen nga ky Komision, që do të ketë nga një përfaqësues për çdo palë poltike.

Pavarësisht se Opozita e Bashkuar e ka braktisur parlamentin, nëpërmjet marrëveshjes mazhorancë- opozitë, një përfaqësues do të jetë në Komision.

LETRA NGA OPOZITA
Z. Gramoz Ruçi
Kryetar
Kuvendi i Shqipërisë
Nr. ____Prot.,
Tiranë, më 08.09.2020

Z. Ruçi,

Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar:

Sekretari i Përgjithshëm
GAZMENT BARDHI

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Klodiana Spahiu propozohet për ministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se,...

Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim ambasadoren...

Bardhi ngre alarmin për çmimet: Shqipëria tejkalon ndjeshëm mesataren e BE-së

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Protestat vijojnë prej 96 ditësh, qytetarët paralajmërojnë përshkallëzim ndaj qeverisë

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e...