15.5 C
Tirana

Kosovë : Janë resgjistruar 97 raste të reja me covid-19

Më datë:

Pas shumë javësh, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, i cili njofton se janë regjistruar 97 raste të reja me Covid-19 gjatë këtyre orëve.

Njoftimi i plotë:

139 TË SHËRUAR DHE 97 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2F3065835400211110&width=500

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump ndalon sulmin izraelit ndaj Iranit, në pritje të një marrëveshjeje bërthamore

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të mbështesë një...

Dollari në tronditje: Politikat tregtare të Trumpit sfidojnë tregjet globale

Vendimet e fundit tarifore të presidentit amerikan kanë shkaktuar...

Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike

Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike...

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për zgjatjen me...