11.5 C
Tirana

Përurohet kopshti i ri “Bletëza Maja” në Fikas, Veliaj: Ofrojmë të njëjtin shërbim për fëmijët, si në qendër edhe në periferi

Më datë:

Kopshti “Bletëza Maja” u hap sot për fëmijët e Fikasit në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguroi kopshtin e ri “Bletëza Maja” në Fikas, teksa tha se një nga sfidat e bashkisë ishte ofrimi i shërbimit me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi.

“Një nga sfidat që kemi pasur dhe ka qenë edhe vetë kemi qenë skeptik, a do arrijë dot Tirana e madhe të ofrojë shërbime dinjitoze, si në periferi edhe në qendër. Sot ia kemi mbërritur kësaj dite. Me këtë kopësht i kemi dhënë prindërve një mesazh shumë të fortë: Nuk ka arsye pse të dyndemi në Tiranë me trafik dhe ngarkesë, e cila duke qenë se është urbanizuar jashtë mase, kopshtet janë në kapacitete maksimale. I gjetëm kopshtet me 30% kapacitet, ndërkohë sot jemi në një situatë ku kemi më shumë kërkesa, në disa raste dhe 7-8 fish më shumë, se sa mundësitë”, tha Veliaj.

“Ne do të hapim 10 kopshte dhe shkolla këtë semestër dhe 10 të tjera, semestrin e dytë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Tiranë. Po bëjmë histori”, shtoi kryebashkiaku.

Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiraj tha se kopshti i ri në Fikas ka një kapacitet prej 60 fëmijësh që ofron shërbime me kohë të plotë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 dhe me ushqim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...