13.5 C
Tirana

Përshpejtimi i procesit të integrimit në BE, Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Berlin

Më datë:

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të mbledhur në Berlin kanë miratuar një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit.

Në këtë mbledhje Shqipëria përfaqësohej nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock theksoi që tani është momenti që procesi i zgjerimit duhet të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur BE-ja premtoi në Selanik anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet që të pranojmë se ky premtim nuk është përmbushur ndaj dhe unë mund ta kuptoj pse shumë njerëz janë të zhgënjyer nga kjo. Ne tani kemi një shans historik për të rinovuar premtimin që është bërë, duke ndërmarrë veprime konkrete. Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është një domosdoshmëri gjeopolitike. Ne nuk i shohim vendet tuaja si “zona gri, por si partnerë, si miq evropianë. Duam që ju të anëtarësoheni në BE sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ajo.

Takimi i kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor i paraprin takimit të liderëve të këtij rajoni që do të zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz. Në takimin e liderëve Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama.

Liderët e shteteve të rajonit pritet t’i kërkojnë kryeministrit Albin Kurti që të heqin pengesat në tregtinë me Serbinë gjë që ka shkaktuar përjashtimin e Kosovës nga nisma rajonale CEFTA. Ky do të jetë takimi i dhjetë në kuadër të Procesit të Berlinit, arritjet kryesore të të cilit janë njohja reciproke e diplomave dhe heqja e tarifave roaming.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...