Përshkallëzohen tensionet Greqi-Turqi në Mesdhe: Manovra ushtarake në brigjet e Kretës

Më datë:

Erërat e luftës së mundshme po kalojnë në Mesdheun lindor, pasi Greqia ka vendosur të fillojë sot stërvitjet ushtarake të flotës së saj në zonën përreth Kretës, pikërisht aty ku Ankaraja kohët e fundit ka filluar kërkimet për gaz dhe naftë

Vendimi i marrë nga Athina për manovrat ushtarake, në një zonë të ligjshme të saj, rrezikon të përkeqësojë  edhe më shumë tensionet tashmë të larta në zonën detare.

Ndërkohë sot Gjermania do të provojë të ndërmjetësojë përmes Ministrit të saj të Jashtëm Heiko Mass, i cili sot do të vizitojë Athinën dhe më pas do të shkojë në Ankara.

Sipas tij, rritja e mëtejshme e tensioneve “do të dëmtonte të gjitha palët,” dhe se “Në vend të provokimeve të reja, tani janë të nevojshëm hapa të rinj të paqes dhe fillimi i bisedimeve të drejtpërdrejta, të cilat ne synojmë t’i mbështesim fuqimisht.”

Në Athinë, Maas do të takohet me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias kurse në Ankara me kreun e diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu.

Zhvillimet e fundit në Mesdhe do të jenë edhe tema e Samitit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian që do të zhvillohet në Berlin.

Për momentin, pozicionet midis palëve duken mjaft të largëta. Athina është e prirur të përjashtojë çdo “dialog të drejtpërdrejtë”, derisa Turqia “t’i japë fund misionit të anijes kërkimore Oruc Reis” pranë ishujve Grekë.

Ndërkohë që ditën e djeshme ka tërhequr vëmendjen deklarata e  ministrit të  Jashtëm grek, Nikos Dendias  i cili tha shumë shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në detin Jon dhe se për këtë do të ketë njoftime zyrtare të qeverisë. Deklarata e tij u bë në Komisionin Parlamentar mbrëmjen e së hënës gjatë diskutimit të marrëveshjeve që arriti Athina me Italinë dhe Egjiptin për Zonat ekskluzive Ekonomike mes tyre

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...

Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

Siç mund ta shihni edhe në video, kryeministri Edi...

Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në...

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...