Hulumtuesit në Hong Kong: Ja sa mund të zgjasë imuniteti ndaj Covid-19

Më datë:

Disa hulumtues në Hong Kong kanë zbuluar personin e parë që është infektuar me Covid-19 për herë të dytë. Kjo sipas hulumutuesve, shkrun gazeta The New York Times, përbën një shqetësim sepse tregon se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz.

“Një pacient i ri dhe me shëndet është infektuar me koronavirus për herë të dytë, vetëm 4 muajsh e gjysmë pasi rezultoi pozitiv për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong. Hulumtuesit tregojnë se 33-vjeçari ka pasur disa simptoma herën e parë të infektimit, ndërsa herën e dytë të infketimit nuk ka shfaqur asnjë problem.

Mësohet se 33-vjeçari u infektua për herë të dytë pasi u kthye nga Spanja. Disa ekspertë kanë thënë se marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronavirus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.

Kujtojmë që deri në këto momente nga të dhënat e universitetit John Hopkins janë 23 milion e 462 mijë e 707 persona të infektuar dhe 809 mijë e 484 kanë humbur jetën nga Covid-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...

Berisha kritikon procesin ndaj Metës: Pamje të papranueshme në gjykatë

https://www.youtube.com/live/hMc9_OE6OSw?si=S_i-ITIhsNqFtVey Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për...

Raporteri Schieder vlerëson Shqipërinë

Në diskutimin mbi zgjerimin në grupin e Social Demokratëve...

Kriza me energjinë dhe ujin në Elbasan, banorët ngrihen në protestë

Protesta e banorëve të lagjes “Skënderbej” në Elbasan paraditen...