Përplasje pas mitingut të PD-së në Elbasan, policia: Plagoset i riu; PD: Konflikt banal, s’ka lidhje me kandidatët

Më datë:

Një përplasje mes disa personave ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, pas përfundimit të takimit përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Policia njoftoi sot se konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta dhe se është dëmtuar lehtë P.B, 19 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në përfundim të aktivitetit politik të subjektit “Partia Demokratike”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet disa pjesëmarrësve në këtë aktivitet, është dëmtuar lehtë shtetasi P. B., 19 vjeç. Po punohet për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje””, njoftoi policia.

Në një reagim zyrtar Partia Demokratike dega e Elbasanit nënvizoi se “bëhet fjalë për një konflikt të natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me përplasjen e grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike”.

“Fatkeqësisht, ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga qarqe të afërta me mazhorancën për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi madhështor, ku qytetarët e Elbasanit treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për Prof. Dr. Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Partia Demokratike Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndikohen nga manipulime të tilla keqdashëse dhe të mbeten të fokusuar tek qëllimi ynë i përbashkët: fitorja e vlerave demokratike dhe ndryshimi që Elbasani dhe Shqipëria meritojnë”, njoftoi Partia Demokratike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...