Përmbyten 4 anije turistike në Kinë, 9 të vdekur dhe 1 i zhdukur

Më datë:

Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë shtruar në spital pasi erërat e forta në Kinën jugperëndimore përmbytën 4 anije turistike. Ndërkohë sipas autoriteteve lokale 1 person rezulton ende i zhdukur.

Erërat e forta e të papritura në Kina shkaktuan përmbytjen e anijeve që po lundronin në lumin e qytezës Qianxi në Guizhou. Incidenti vjen pas një atmosfere festive në Kinë për 1 Majin, një periudhë e cila tërhoqi një numër të madh turistësh.

Presidenti Xi vuri në dukje se aksidente të tjera të ngjashme kishin ndodhur kohët e fundit dhe theksoi rëndësinë e forcimit të masave të sigurisë. Autoriteteve në Kinë u është thënë gjithashtu të rrisin masat e sigurisë publike gjatë sezonit kulmor turistik.

Incidenti i së dielës vjen vetëm dy muaj pasi 11 persona u vranë në një aksident tjetër, kur një varkë pasagjerësh goditi një anije industriale në provincën Hunan të Kinës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...