13.5 C
Tirana

Përjashtohen nga Kuvendi pesë deputetë, mes tyre Berisha dhe Noka

Më datë:

Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit.

Kështu, është përjashtuar për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.

Partia Socialiste i dërgoi kërkesën për përjashtim të grupit të Berishës kryeparlamentares Lindita Nikolla pasi nga debatet dje në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri bashkë me deputetë të tjerë  bllokuan foltoren.

Komisioni i Etikës nuk është hera e parë që merr një masë të tillë për deputetë të grupimit të Sali Berishës.

Kujtojmë këtu se vitin që shkoi, u përjashtua Flamur Noka si masë disiplinore për “zaptim” të foltores së Kuvendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...