Përfundimi shqetësues i studimit britanik: Imuniteti nuk duket se zgjat shumë

Më datë:

Niveli i antitrupave, i prodhuar nga trupi i njeriut pas infektimit me koronavirus, mund të ulet në mënyrë drastike brenda disa muajsh, duke e ekspozuar organizmin përball një infeksioni të dytë të mundshëm.

Ky është përfundimi shqetësues i arritur nga një studim i kryer nga “King’s College” mbi reagimin imunitar të mbi 90 ish-pacientëve.

Nga analizimi i të dhënave laboratorike të mbledhura gjatë muajve të fundit, studiuesit kanë parë sesi niveli i antitrupave arrin kulmin e tij pas rreth tre javësh nga fillimi i simptomave, dhe më pas zvogëlohet gradualisht, duke dobësuar kështu fuqinë e përgjigjes ndaj koronavirusit.

Tre muaj pas infektimit vetëm 17% e pacientëve ruajnë të njëjtën fuqi reagimi imunitar, i destinuar të ulet në raste të caktuara deri në zero.

Sipas përfundimeve të shkencëtarëve të universitetit në Londër, virusi mund të kthehet për të infektuar të njëjtët njerëz përsëri, vit pas viti.

Dr. Katie Doores, shkencëtarja në krye të studimit britanik u shpreh se “nëse infeksioni gjeneron nivele të antitrupave kaq të kufizuara në kohë, edhe vaksina e ardhshme do të ketë teorikisht një kohëzgjatje të kufizuar”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...