Përfitimet e Omega 3 – Si T’i Merrni Në Mënyrë të Shëndetshme

Më datë:

Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm.

Kërkimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, sugjerojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Mënyrat Për Të Përfituar Më Shumë Omega-3 Nga Ushqimet

Nëse dëshironi të merrni sa më shumë nga përfitimet shëndetësore të acideve yndyrore omega-3, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme:

Hani Peshk Dy Herë Në Javë

Mjekët rekomandojnë ngrënien e dy racioneve me peshk të pasur me acide yndyrore për të paktën dy herë në javë.

Zgjidhni Peshkun E Duhur

Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore.

Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.

Gatimi i Duhur i Peshkut

Pjekja, zierja ose zgara duke përdorur erëza, barishte dhe lëng limoni është mënyra më e mirë për të gatuar peshkun.

Këshilla e AgroWeb.org është se, nëse përdorni vaj, përpiquni të zgjidhni alternativë të shëndetshme, siç është vaji i ullirit.

Nëse e skuqni apo e kavërdisni me gjalpë, peshku nuk do të jetë më mik i zemrës suaj dhe nuk do të sjellë asnjë përfitim.

Vlerat e Omega 3 Për Organizmin

Yndyrnat në gjak 

Acidet yndyrore Omega 3 ulin nivelet e larta të triglicerideve. Duke pasur nivele të larta të tyre në gjak, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës.

Reumatizma

Omega-3 rrit efektivitetin e barnave anti-inflamatore.

Depresioni

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë zbuluar se personat që konsumojnë ushqime me nivele të larta të omega-3 kanë nivele të ulëta të depresionit.

Vaj i peshkut, apo acidet yndyrore omega 3 rrisin efektet e barnave kundër depresionit dhe mund të ndihmojnë kundër simptomave depresive të çrregullimit bipolar.

Zhvillimi i Fëmijës

Omega 3 është shumë i rëndësishëm për zhvillimin vizual dhe nervor te fëmijët e vegjël.

Azma

Një dietë e pasur me omega-3 përmirëson funksionimin e mushkërive dhe ul inflamacion, një komponent kyç tek personat që vuajnë nga azma.

Alzheimer dhe Skleroza

Disa studime kanë treguar se omega-3 ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer dhe sklerozës dhe ka një efekt pozitiv në humbjen graduale të kujtesës, që lidhet me plakjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...