Përdoruesit e Samsung Galaxy S24 do të mund të postojnë ndryshe në Instagram e Snapchat

Më datë:

Fotografitë e shkrepura nga celularët e rinj Samsung Galaxy S24 me opsionin HDR do të mund të publikohen edhe në Instagram, kanë njoftuar dy kompanitë.

“Çdo foto apo video që do të shfaqet në spektrin e plotë të ngjyrës dhe kontrastit, nga momenti që e shkrepni e deri te postimi”, tha zv/presidenti i Imazhit Inteligjent të Samsung, Hamid Sheikh. “Në fakt, seria Galaxy S24 do të jetë e para që do të ketë të aktivizuar fotografinë HDR në Instagram”.

Instagram ka të aktivizuar opsionin për videot HDR.

Opsioni i ri është një nga risitë për fotografinë e orientuar drejt rrjeteve sociale që Samsung ka sjellë për Galaxy S24, S24 Plus dhe S24 Ultra. Gjithashtu gjiganti teknologjik tha se Instagram e Snapchat do mund të përdorin opsionet e kamerës së celularëve edhe nëse përdoruesi po shkrep foto përmes rrjeteve sociale.

Kjo përfshin fotografitë në dritë të zbehtë “Nightografphy”, “Super HDR” dhe stabilizimin e videos. Për këtë të fundit duhet ta keni aktivizuar fillimisht në opsionet e kamerës përpara se të mund ta përdorni për Instagram e Snapchat.

Seria ka integruar edhe opsione të editimit përmes Inteligjencës Artificiale që mund të turbullojë sfondin, të heqë reflektimet apo të ndryshojë vendin e personave dhe objekteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...