Peleshi: Mbështetje nga SHBA për forcimin e aftësive tona kibernetike

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një tjetër takim gjatë vizitës zyrtare në SHBA, ku ka diskutuar sigurinë kibernetike.

“Sfidat e sigurisë kibernetike dhe objektivat e përbashkëta në këtë hapësirë i diskutuam gjatë takimit me Komandantin e USCYBERCOM, Gjeneral Paul M. Nakasone dhe Zv. Komandantin Gjeneral Lt. Timothy Haugh”, informoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
“Mbështetje nga SHBA, për forcimin dhe përmirësimin e aftësive kibernetike të Shqipërisë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes. 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë dhe kongresmenë amerikanë.

Më herët, ministri i Mbrojtjes Peleshi u prit në Pentagon nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III.

Një ditë më parë, Peleshi zhvilloi një takim me kongresmenin Matt Gaetz, anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura dhe Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve ku konfirmuan bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe aleatit strategjik SHBA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...