28.5 C
Tirana

PD: Shqipëria nisi sot negociatat si vendi që ka tre të burgosur politikë

Më datë:

Ilda Zhulali, drejtuese e departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, ka reaguar në lidhje me hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nga selia e PD-së, nëpërmjet një deklarate për mediet, Zhulali tha se Shqipëria nisi sot negociatat si vendi që ka tre të burgosur politikë.

Sipas Zhulalit, Shqipëria, i kishte të gjitha mundësitë që të ishte lokomotiva që udhëhiqte trenin ballkanik drejt BE-së, por Rama kishte projekt tjetër.

“Shqipëria nis negociatat si vend që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, as si Kosova, as si Maqedonia. Shqipëria nis negociatat si vend që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e partisë më të madhe opozitare në vend. Nisim negociatat me krimin, drogën dhe korrupsionin në nivele kolumbiane.

Me 148 mijë familje që do të duhen të presin 15 vjet përpara se të marrin vendimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare. Me fondet e bujqësisë, të akorduara po nga BE, të pezulluara nga BE për shkak të vjedhjes së tyre nga zyrtarët e Ramës. Me skemat grabitqare të pasurive publike përmes PPP dhe koncesioneve. Më numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE”, tha Zhulali.

Sot në Luksemburg, u zhvillua Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku u hapen negociatat me Shqipërinë për grup-kapitullin 1. Takimi u drejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës të BE-së.

Pjesë e delegacionit zyrtar në Luksemburg ishin edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grup-kapitullit të parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hapi dyert e ambasadës më 2 korrik 1990 për shqiptarët, shuhet ish-ambasadori gjerman në Tiranë

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman Werner Daum në Shqipëri...

Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot, më 12 korrik,...

Shpërbërja e PKK, Erdogan: Faqe e re e historisë

Recep Tayyip Erdogan i ftoi turqit që të festojnë....

Lirohet një sipërfaqe plazhi e zënë në Vlorë, Rama thirrje profesionistëve

Të tjera hapësira të zëna në Vlorë janë liruara...