PD propozon dyfishimin e fondeve për arsimin profesional

Më datë:

Partia Demokratike i kërkon Parlamentit dyfishimin e fondit për mbështetjen e arsimit profesional në vend.

Deputetja e PD, Eralda Tase Bano publikoi dhe amendamentin që do t’ i paraqitet Parlamentit, ku propozohet rritja e fondit nga 3 560 milionë lekë në 7 060 milionë lek.

“Duke patur parasysh zhvillimet e tregut të punës, arsimi profesional po merr gjithmonë e më tepër vlerë. Qeveria nuk duhet t’i detyrojë nxënësit të shkojnë drejt arsimit profesional duke vendosur kriter mesataren por duhet të investojë në këtë fushë duke e bërë arsimin e mesëm profesional atraktiv për të rinjtë, aq më tepër kur tregu po kërkon gjithmonë e më shumë profesionistë nga zanate të ndryshme.

Në amendamentine paraqitur nga PD, efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mobilizon qytetarët: Të shtunën në shesh në krah të studentëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë...

Vendimi për dosjen e SHISH, njëri lirohet, tjetri mbetet në qeli

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e...

Foshnja u gjet e pajetë në shtratin e babait, gjyshi vret të birin pas ngjarjes tragjike

Një muaj paraburgim i është shqiptuar si masë e...

Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Celibashi kërkon konsensus politik

Votimi elektronik mbetet një nga prioritetet e Komisionit Qendror...