Pampuri: Qeveria 8.2 milionë euro për “check-up” në vitin 2024

Më datë:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri dekalori sot se qeveria edhe në 2024-ën do të japë më shumë para për check-up.

Sipas saj, fondi i llogaritur për këtë zë vitin që vjen, shkon në 8.2 milionë euro, duke e çuar faturën për 4 PPP në sektorin e shëndetësisë në mbi 50 milionë euro.

“Dukshëm qeveria rrit mbështetjen buxhetore për PPP-të e koncesionet, përfshirë ato të Shëndetësisë, që për këtë vit do të paguhen më shtrenjtë për xhepat e qytetarët shqiptarë. Plot 12.5 milionë euro më shumë”, u shpreh Pampuri.

Ajo vuri në dukje se nga auditimi i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, përgjatë vitit 2022, ky koncesion është faturuar për më shumë se 20 mijë ekzaminime mjeksore të pakryera.

“Pra edhe pse koncesioni nuk i ka kryer ato kontrolle, Qeveria ka vijuar të paguajr plot 37.2 milion lekë ose 350 mijë euro nga buxheti i shtetit, për një shërbim që nuk iu është ofruar qytetarëve”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Debate në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin 2027, Braçe kërkon konsultim me bizneset

Diskutimi i projektbuxhetit 2027 në Komisionin e Ekonomisë është...

Mali i Zi synon anëtarësimin në BE, marrëveshja mund të nënshkruhet në vitin 2027

Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim...

U intubua në spitalin e Traumës, ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur...

Raporti i KLSH: Shqipëria rrezikon 228 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë të...