PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

Më datë:

Partisë Demokratike i është kundërshtuar kërkesa e saj për të zhvilluar protestën e thirrur në datën 16 Maj, ditën që përkon me Samitin Politik Evropian që do mbahet në kryeqytet.

Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative për protestën, me sqarimin se nuk lejohet për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin.

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se protesta do të ishte paqesore, me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale.

Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore“, është shprehur Berisha më herët.

Për mbarëvajtjen e samitit, uniformat blu kanë ndërmarrë masa duke bllokuar ose devijuar disa akse kryesore.

Të premten (16 Maj) nga ora 06:00 deri më 18:00 do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në zonën ku do të zhvillohet Samiti, përfshirë: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...