4.5 C
Tirana

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Jemi në një diktaturë autokratike!

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë fjalën në mbledhjen e sotme të Kryesisë së kësaj force politike. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se vendi ndodhet nën qeverisjen e një diktature autokratike.

“Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD. Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo të anëtarësuar. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq, e them këtu, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, kjo ka disa faktorë, por një nga këta faktorë është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike.

Diktaturat totalitare, ata që e përjetuan, ata thonë se kjo e sotmja nuk është e tillë. Dhe kanë të drejtë sepse diktaturat totalitare e përjashtojnë pluralizmin, diktatura autoritare nuk e përjashton pluralizmin, por e shtyp pluralizmin.

Kjo e dyta e shtyp pluralizmin dhe është mizore në përqendrimin e të gjithë pushteteve në një dorë. Të nderuar zonja dhe zotërinj dhe të dashur qytetarë që nga ndiqni, nga 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, nga presidenti i republikës tek punonjësi më i thjeshtë, vetëm 2 mijë prej tyre nuk janë emëruar apo zgjedhur nga partia shtet. 218 mijë në një përqendrim pra pothuaj total, i përkasin partisë shtet, partisë së krimit. Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktature autokratike se sa ky.”, tha Berisha.

Më tej gjatë fjalës së tij, Berisha tha se të gjitha funksionet shtetërore në vendin tonë, duke nisur nga drejtuesit e thjeshtë e deri tek ministrat përzgjidhen nga bandat e drogës.

“Nëse në diktaturën totalitare ideologjia marksiste-leniniste konsiderohej si forca kryesore lëvizëse, në diktaturën totalitare të Edi Ramës forca lëvizëse është droga. Është droga që emëron ministrat, që emëron drejtorët e policisë, prokurorisë, deputetët, drejtorët në të gjitha nivelet.”, tha Berisha.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së PD-së, pas zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen në lidhje me qëndrimet që do të mbajë opozita në raport me parlamentin.

Po ashtu, fokus të veçantë do të kenë edhe diskutimet që lidhen me denoncimet e deritanishme për zgjedhjet e 11 majit. Kujtojmë se Partia Demokratike nuk e njeh rezultatin e 11 majit, duke e konsideruar si një farsë zgjedhore. Pavarësisht kësaj, ata pritet t’i marrin mandatet duke u shprehur se do ta vijojnë betejën në parlament.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...