PD: Kallëzim penal në SPAK, u futën persona të armatosur në Kuvend

Më datë:

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike bën të ditur se do të kallëzoi penalisht në SPAK kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj si dhe disa punonjës të paidentifikuar policie.

Kallëzimi penal, sipas Partisë Demokratike do të realizohet me pretendimin se “janë futur persona të armatosur në Kuvend dhe kanë kanosur me armë deputetët”.

Edhe sot deputetët e opozitës, siç edhe kishin paralajmëruar bojkotuan seancën plenare, ndërsa u përplasën jashtë ambienteve të Kuvendit edhe me forcat e Gardës, të cilët kishin vendosur edhe një gardh metalik para parlamentit.

Protesta mori përmasa më të gjera, pasi edhe grupimi i protestuesve para bashkisë Tiranë, iu bashkua mosbindjes civile të deputetëve të opozitës para Kuvendit.

Vetë nënkryetari i PD-së, Flamur Noka në një prononcim për mediet, tha se mosbindja civile do të vijojë deri në krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja mban homazhe dhe festime për 26 Marsin, Ditën e Demokracisë

Qyteti i Kavajës përkujtoi sot Ditën e Demokracisë, një...

Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani u zotua se nuk do të...

Gara në PD, Berisha: Salianji u vetëpërjashtua, ne e respektuam me post pas daljes nga burgu

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë...

DPTTV: Mos e lini vonë pagesën e detyrimeve për vitin 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV)...